Nishani do mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak kanabisi

01.11.2016 14:42:26

Sekuestrimi i sasive të mëdha të lëndeve narkotike në vendin tonë, ka sjellë panik jo vetëm tek qytetarët, por kjo detyruar presidentin Nishani qe të urdhërojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Presidenti Nishani ka nënvizuar se kjo masë e mënjehershme vjen pasi kabanisi sjell krim dhe mbi të gjitha, largon qytetarin nga rruga e pastër.

Duke mos dhënë një datë të caktuar, Nishani ka premtuar se do të mbledhë shumë shpejt Këshillin e Sigurisë. “Nëse krimi kthehet në institucion, është problem i madh”, tha Nishani nga Shkodra.

Duke folur në një leksion të hapur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Nishani tha se edhe fenomeni i korrupsionit duhet të luftohet dhe për ta bërë këtë, nevojitet vullnet dhe dëshirë nga të gjithë aktorët.

Në këtë drejtim, Nishani vlerësoi rëndësinë e dixhitalizimit të shërbimeve, si një proces që sipas tij, ngushton rrugët e subjektivizmit.

Duke folur për integrimin, Nishani u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE. “Gjykoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Procesi zgjerimit të BE duhet të vazhdojë. Të mos bëhen diferenca me vendet e tjera të rajonit”. Nishani shtoi më tej se “e drejta e pronës është katandisur keq, duke u bërë objekt debatesh politike”.