Nishani pret Hashim Thaçin

03.10.2016 09:48:04

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka pritur paraditen e sotme në një ceremoni zyrtare Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Tiranë, Thaçi do të takohet me krerët e shtetit, që nga homologu i tij Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama si dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por edhe kryebashkiaku Veliaj, shkruan albeu, përcjellë Klan Kosova.

Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera.

Presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh, do të luajnë me kombëtaren kroate atje.