Nishani takon kryeministrin e Turqisë

21.12.2016 13:27:10

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım në rezidencën shtetërore Köşk.

Presidenti Nishani më parë gjatë ditës u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, i cili vizitoi edhe ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdoğan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.