Nga Shqipëria : Presdenti Bujar Nishani vlerëson me dekoratën “Nderi i Kombit”, Orkestrën Simfonike të RTSH

10.06.2017 12:04:45

 

Presdenti Bujar Nishani ka vlerësuar me  dekoratën “Nderi i Kombit” Orkestrën Simfonike  të RTSH në 55 vjetorin e  saj.

Në aktivitetin e organizuar mbrëmjen e të enjtes në ambientet e RTSH-së, drejtuesi i këtij institucioni Thoma Gëllçi u shpreh se krijimi i saj shënoi një epokë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gëllçi kujtoi instrumentistët e parë të cilët i dhanë jetë kësaj orkestre.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit”, Ferdinand Dedën (pas vdekjes), “Për kontributin shquar shumëvjeçar artistik si dirigjenti i mirënjohur i Orkestrës Simfonike, brenda dhe jashtë vendit. Kompozitor virtuoz dhe i vlerësuar nga mbarë publiku shqiptar në shumë zhanre muzikore dhe si interpretues i paharruar dhe fitues i shumë festivaleve të këngës së lehtë shqiptare”.

Presidenti Nishani ka vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dirigjentin Eno Koço për “Kontributin e tij të paçmueshëm shumëvjeçar artistik si dirigjent i disa orkestrave brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe në vlerësim të merituar shtetëror për punën e palodhur studimore dhe hulumtuese në fushën e muzikologjisë dhe historisë së artit muzikor duke ngritur lart në vite, vlerat e muzikës shqiptare në sfondin e muzikës botërore”.

Formacioni orkestral më i madh i kohës, Orkestrën Simfonike të Radios dhe Kinematografisë siç quhej në atë kohë, dhe Orkestrës Simfonike të RTSH siç njihet sot u krijua në 16 maj i vitit 1962.

Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart.