Nisin provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka” – do të pranohen 1504 studentë

21.07.2016 09:46:14

Që nga ora 9:00 në fakultetin e Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantët e Fakulteteve tjera të Universitetit “Kadri Zeka”.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet  deri më 26 korrik 2016. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.

Në vitin akademik 2016-2017, Universiteti “Kadri Zeka” do të pranojë 1504 studentë të rregullt.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

thumbnail-dsc-0137_1469087466-2434465