Nisma dënon sulmin ndaj bartësit të listës Beqir Veliut në Skenderaj

31.08.2017 16:00:59

Nisma për Kosovën e dënon sulmin e djeshëm ndaj bartësit të listës Beqir Veliut në Skenderaj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në këtë rast, Nisma kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë të ndriçojnë rastin dhe motivin e konfliktit dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

“Ne i ftojmë të gjitha palët, që zgjedhjeve t’ua dhënë atmosferën e konkurrencës lojale të demokracisë”, thuhet në komunikatën e Nismës.