“Nisma është për demarkacionin me Malin e Zi”

22.02.2018 11:30:17

Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka tha Nisma ka qëndrim unanim qe do ta votojnë demarkacionin

“Konsiderojmë që është një situatë krejt e re pas zhvillimeve të bisedimeve në Podgoricë mes zv kryeministrit Fatmir Limaj dhe palës malazeze.

Dhe pas arritjes së marrëveshjes mes dy presidentëve. Edhe si Nismë por unë dhe personalisht si deputet konsideroj që çdo deputet i Parlamentit të Kosovës e i cili do të jetë kundër demarkacionit, është ‘de facto’ kundër lirisë së lëvizjes. Kundër lirisë së qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm dhe nuk kanë asnjë justifikim asnjë arsye për të bllokuar proceset e Kosovës përpos që bëjnë marketing politik”, tha Zeka. Sa i përket Listës Serbe Zeka tha se deputetët që nuk e votojnë demarkacionin po ia krijojnë vakumin Listës Serbe që të tallen me proceset e Kosovës dhe me të ardhmen e saj.