Nisma mban Konventën Parazgjedhore, premtojnë ç’kapjen e shtetit

20.05.2017 19:52:51

Në prani të mijëra simpatizantëve, Nisma për Kosovën ka mbajtur Konventën parazgjedhore nga e cila liderët e kësaj partie u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin rrugën e tyre për krijimin e një qeverie e cila do ta ndryshojë jetën e qytetarëve, ndërsa akuzuan qeverisjen e deritanishme e cila, sipas tyre, ka bërë dëme të mëdha për vendin.

 

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nisma për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë në mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të shtetit. Ai kërkoi votën e qytetarëve për kandidatët për deputetë të Nismës.

Limaj shtoi se para katër viteve kanë thanë se kryeministri do të jetë nga opozita dhe tani kjo po bëhet realitet, pasi Ramush Haradinaj është kandidat nga koalicioni i gjerë. Limaj premtoi se do të punojnë për ç’kapjen e shtetit dhe keqqeverisja e deritanishme.