Nisma ngushëllon familjen e deharit

05.11.2016 20:08:26

Lajmi për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, tejmase, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të përshkruar trishtimin që na solli ky lajm, thuhet në një kumtesë të Nismës për Kosovë.

“Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të palodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles. Gjithashtu ngushëllimet tona ju shprehim Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.