NISMA: PDK-ja ka filluar me presione të mëdha mbi votuesit e Drenasit

18.12.2016 12:23:02

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas thotë se njerëz të PDK-së po u bëjnë presion qytetarëve të Drenasit.

“Në bazë të raportimeve që na kanë ardhur nga vëzhguesit tanë në teren, një grup i anëtarëve të PDK’së, të drejtuar nga Driton Ajazi, drejtor i degës së ‘NLB’ në Drenas dhe Bujar Xhoshi, kanë ndaluar në rrugën Sankoc-Fushticë, rrugë kjo që kalojnë qytetarët të cilët janë duke shkuar për të votuar në shkollën fillore ‘Luigj Gurakuqi’ në Sankoc, janë duke ushtruar presion mbi qytetarët që janë duke shkuar për të votuar.

Këto janë tentimet e fundit të presionit nga qarqe të PDK-së, para ndryshimit të madh që po i vjen Drenasit”, thuhet në kumtesën e Nismës, e cila e ka ilustruar reagimin me një foto.