Nisma për Kosovën e shqetësuar me vendimin e gjykatës franceze

12.01.2017 14:31:48

NISMA për Kosovën ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.

NISMA për Kosovën beson se mbajtja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të liderit të AAK-së.

NISMA për Kosovën kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt.