Nitaj për SBASHK-un: Dyshoj se këta sindikalistë përfaqësojnë arsimin

19.01.2019 16:29:34

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shprehur dyshime se SBASHK-u përfaqëson në të vërtetë arsimin. Madje sipas Nitajt, arsimit nuk ka sindikatë.

Nitaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sindikalistët e arsimit çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe kërkojnë para.

“Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet”, ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë i Nitajt:

“Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut! 

Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare. 

Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik. 

Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë.

Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat…e këta hop e në televizor, hop e në grevë!

Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet!”, ka shkruar Nitaj. /Telegrafi/