Një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” dy të vdekur dhe tre të lënduar

05.10.2019 12:43:46

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në kilometrin e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan në Suharekë), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative”, tha Kelani.

Po ashtu, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në Facebook ka shkruar se të gjithë udhëtarët janë shtetas të Shqipërisë.

“Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit. Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë. Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.

Bali Muharremaj

rreth një orë më parë

Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit.

Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë.

Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.

Shiko më shumë

Fotografia e Bali Muharremaj
Fotografia e Bali Muharremaj