Një aksident trafiku në Istog katër persona të lënduar

05.10.2019 12:17:58

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se personat e lënduar janë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 7:10 minuta në fshatin Zallq, të Komunës së Istogut, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Rugova.

Po ashtu, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident me fatalitet që kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë lënduar tre.

foto arkivi