Një Apel për bamirësi nga Shtutgarti i Gjermanisë

Nga Sevdail Hyseni

Nuk thuhet kot se bamirësia është njëra prej rrugëve të gjera të lumturisë, që u ofrohet njerëzve në nevojë: skamnorëve, të pastrehëve, jetimëve dhe kategorive të tjera të rasteve sociale. Kjo ndjenjë e solidarësisë dhe humanitetit nuk ka munguar kurrë, qoftë nga institucionet e shoqata nga vendi, por e dhe diaspora e cila gjithmonë ka qenë një dorë e zgjatur e bamirësisë.

Në mesin e shoqatave të shumta që veprojnë në diasporë shquhet edhe Shoqata Humanitare Bamirëse “Ndihma SOCIALE në Trojet Arbnore ”, me seli në Shtutgart të Gjermanisë.

Grupi i humanitarëve të prirë nga zonja e nderuar dhe shumë e çmuar në fushën e bamirësisë Behije Hamiti, me origjinë nga Kosova dhe e punësuar përkohësisht në Shtutgart, përveç misionit të saj si pedagoge dhe shkrimtare, ajo shquhet edhe për nismën e qëlluar për formimin e një shoqate humanitare për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden ata me moton: “Ndihma sociale në trojet Arbnore”.

Ky Grup humanitar i drejtuar nga zonja Behije Hamiti, bënë Apel te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që t’i bashkohen kësaj nisme, këtij qëllimi, këtij rrugëtimi, kësaj ideje me moton: “Duke ndihmuar të tjerët e ndihmojmë veten tonë!” Kosova dhe viset e tjera etnike të trojeve Arbnore, i gëzohen dhe e mirëpresin zërin e Apelit nga Shtutgarti, për të vepruar të bashkuar në grumbullimin e ndihmave humanitare e solidare për njerëzit në nevojë, meqë shoqëria jonë gjithmonë ka përshëndetur dhe mirëpritur aksionet…