Një automjet shpërthen në flakë në ecje

16.04.2018 22:01:11

Mbrëmjen e sotme një automjet është djegur në ecje në qytetin e Cërrikut, pranë fshatit Gjyralë.

“Automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër  është përfshirë nga flakët dhe si pasojë pati vetëm dëme materiale. Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim”, sqaron policia.

Grupi hetimor dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake si dhe nga  deklarimet e drejtuesit te automjetit dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.