Një çift nga Kosova aksidentohen me motoçikletë në Ksamil

12.08.2016 15:45:27

Pak para mesditës së sotme një djalë dhe një vajzë me origjinë nga Kosova kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin ata udhëtonin u përplas me një bordurë anësore të rrugës në Ksamil.

Sipas policisë, aksidenti ndodhur rreth orës 11:30, tek “Qafa e Hartës” në Ksamil. Motori tip “Yamaha” me targë AM150, për shkak të humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar A.D., 27 vjeç, lindur në Kosovë, banues në Angli (drejtuesi i motorit) dhe U.I., 22 vjeçe, lindur në Kosovë, banuese në Angli.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjeksore, jasht rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.