Një dhurues anonim lë çantën me 100 mijë euro për spitalin në Gjermani – lë edhe një letër me një mesazh të shkruar në të

08.08.2019 19:39:29

Një spital në qytetin gjerman të Braunschweig, Saksonia e Ulët, ka marrë një shumë të madhe parash nga një dashamirës anonim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stafi u gëzua të hënën kur morën dhuratën bujare e cila u dorëzua nga gazeta lokale Braunschweiger Zeitung.

“Ne nuk mund t’i fshijmë buzëqeshjet nga fytyrat tona sot”, ka thënë Petra Gottsand, drejtore e Am Hohen Tore Hospice.

Sipas gazetës, donatori siguroi stafin se paratë vinin nga të ardhurat e taksuara, dhe kërkoi anonimitet.

Ai paketoi vetë çantën e parave dhe shkroi ‘çanta me fat’ mbi të, tha menaxheri i spitalit ndërsa Gottsand dhe ekipi i saj tani do të diskutojnë se për çfarë do të përdoren paratë.

Dhuruesi i panjohur shkroi në letrën e tij shoqëruese: “Ta lehtësosh jetën e njerëzve të sëmurë rëndë është një shenjë e ngrohtësisë njerëzore dhe kërkon respekt dhe mirënjohje”.

Ky spital/bujtinë ka 12 dhoma për të siguruar kujdesin për njerëzit që kanë sëmundje terminale.