Një ditë pas formimit të qeverisë, Haradinaj dhe Pacolli vizitojnë Gllogjanin (Foto)

10.09.2017 18:08:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Kompleksin Memorial në Gllogjan së bashku me zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale thuhet se kjo vizitë tek baca Hilmi Haradinaj është para fillimit të punës nga qeveria e re.

Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeministër Ramush Haradinajn me 61 vota.