Një e re nga Londra i lutet të dashurit të bëhet i fortë dhe të mos lejojë që të ja marrin jetën!

04.06.2017 19:45:21
Pamje të tjera tragjike vijojë të publikohen nga mediat britanike për sulmet e përgjakshme në Londër.

Videoja e një vajze të re që i lutet të dashurit e saj të bëhet i fortë, ndërkohë që një mjek lufton me dëshpërim për ta shpëtuar, ështe shfaqur kudo në internet.

“Qëndro me mua, të lutem… Unë të dua. Mos lejoni që ata të marrin jetën”, dëgjohet tek pëshpërit dëshpërimthi e reja.

I dashur i saj besohet të jetë një nga 48 të plagosurit brutalisht nga tre xhihadistët që tronditën kryeqytetin britanik, shkruan syri.net.  Dëshmitarët përshkruan se panë “trupa kudo”.

Pak orë pas sulmeve janë shfaqur një sërë videosh dhe fotografish që tregonin pasojat shkatërruese.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail” shihen njerëz të shtrirë si dhe ambulancat tek sa marrin të plagosurit.

3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës,  me një fugon të bardhë.

Më pas xhihadistët lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën.