Një finale e pritur, Murray-Djokoviç përball në Doha

Një finale e pritur, Murray-Djokoviç përball në Doha

07.01.2017 13:31:09

Sezoni ka nisur ashtu siç përfundoi. Britaniku Andy Murray, N.1 i tenisit botëror, do të ndeshet të shtunën me ndjekësin e tij, serbin Novak Djokoviç, në finalen e turneut ATP në Doha (Katar).

Murray mundi në gjysmefinale çekun  Tomas Berdych (N.10) 6-3, 6-4, ndërsa Djokoviç fitoi me spanjollin Fernando Verdasco (N.42) 4-6, 7-6 (9/7), 6-3.

Andy Murray synon fitoren e 29-të radhazi, duke menduar njëkohësisht për rekordin prej 43 ndeshje te fituara mes viteve 2010 e 2011, që mbahet nga Djokoviç.