Një histori e indianëve të Amerikës: Njeriu dëgjon vetëm atë që dëshiron të dëgjojë!

01.03.2019 10:17:51

Përgatiti Sylejman Morina

Krerët e fiseve indiane të Amerikës u dërguan me tren në Nju Jork për një takim të rëndësishëm. Delegacioni që i priti vendosi që fillimisht ata ti shëtiste nëpër qytet.

Ata u habitën nga moria i njerëzve nëpër trotuare dhe zhurma e makinave e kamioneve nëpër rrugë.

Teksa po shëtisnin me makinë, për një moment një nga të pranishmit, Heȟáka Sápa – Dreri i Zi, kreu i fisit Oglala Lakhotaları tha se kishte dëgjuar këngën e një gjinkalle.
Edhe krerët e fiseve të tjerë pohuan me kokë, ndërsa shoqëruesit e bardhë u shprehën mosbesues.
Dreri i Zi insistoi.
Kërkoi të ndalnin makinën.
Zbriti, eci drejt parkut aty afër dhe në një pemë pa një gjinkallë.
Amerikanët ishin të habitur: “Nuk ka mundësi” thonin, “Ti ke fuqi mbinjerëzore”.
Si ka mundësi të dëgjohej një gjinkallë në pemë nga një makinë në ecje në rrugët e zhurmshme të Nju Jorkut!?
Jo, – tha Dreri i Zi
“Nuk të duhen fuqi të mbinatyrshme për të dëgjuar këngën e një gjinkalle”.
“Atëherë përse nuk e dëgjuam ne!?”- thanë ata.
Dreri i Zi nxori nga xhepi një monedhë 50 centëshë dhe e hodhi mes njerëzve që ecnin në trotuar.
Në një moment të gjithë kalimtarët filluan të kontrollonin xhepat se mos u ra atyre monedha.
A e kuptuat? – pyeti ai.
Nuk e kuptuam – u përgjigjën.

“Për një njeri, Ajo që ka rëndësi është ajo që ai vlerëson më shumë, sepse çdo gjë e dëgjon, e shikon dhe e ndjen sipas saj”- u shpreh Dreri i Zi.