Nje i dehur drejtoi veturen dhe aksidenton dy vajza

19.01.2021 12:44:31

fotoarkivi

Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij në ndikim të alkoolit i ka goditur dy viktima femra kosovare të mitura.

Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor të cilat më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje.