Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

18.08.2019 14:06:31
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë presuar lëndime trupore në aksidentin e sotëm.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani po ashtu ka njoftuar se rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marre lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”, ka thënë Kelani.