Një jetëshkrim i pabotuari ”Mësues së popullit” Sevasti Qiriazi!

20.12.2017 20:30:48

Dy fjalë mbi librin autobiografik te mesueses se pare shqiptare e cila hapi shkollen e pare shqipe, te ketj libri i cili u shkrua nga dora e intelektuales, dijetares, trimes e heroines shqiptare Sevasti Qiriazi ne vitin 1935/38 e që per gjatë gjithë kohës së regjimit komunist u mbajt i fshehur nëpër arkiva të shtetit per mos me u botu asnjeherë !

Doreshkrimi u gjet nga studjuesja amerikane Dana Styki ne v. 1994 dhe nga ky vit ajo nuk u ndal se punuari duke grumbullur edhe materiale tjera dhe duke kontaktuar miq e pasardhes te familjes Qiriazi ne Tiranë, Korçë, Manastir e Amerike !

Kushdo qe i thotë vetes shqiptar e intelektual, kur lexon kete liber, per shume arsye nuk do te shpetoje pa e ndier veten te lumtur per arësyen qe populli shqiptar ka patur keso bijash, e keso familje patriotike si familja Qiriazi ! Mirëpo, gjatë leximit te librit mund edhe te ngelni pa fryme, kur te kuptoni se ketij doreshkrimi me vlere shume te madhe historike, me vlere per artin e letersinë shqiptare, ti duhen plotë 81 vjet per ta parë driten dhe ne fund te botohet nga nje e huaj!? Nje liber kryeveper, i cili per mendimin tim ia kalon shume autobiografive te mrekullueshme te rilindaseve tanë, per faktin se shkruhet nga nje femer inelektuale e veprimtare e cila tere jeten e vet nuk u ndal se vepruari per komb e atëdhe, dhe ne fund vdiq ne skamje e mjerim ne v.1949 nga pikëllimi i madh, nga që pushteti komunist i Enver Hoxhës, padrejstesisht ia kishte burgosur dy djemt ! Gjergjin e kishin paralizuar nga torturat dhe ne fund e kishin vrare e hedhur skaj lumi, pa ia dhene sevtasie mundesine qe ta vorroste te birin ! Kurse djalin tjeter Aleksandrin po ashtu e kishin denuar me shtat vite denim te rende ! Sevasti Qiriazi që kishte perballuar dhunen turke e greke, lufterat 1908/1912, luftrat ballkanike 1914/18 e cka jo, ajo e clia njihte personalisht vellezerit Frasheri, ajo që kishte hapur e drejtuar disa shkolla shqipe, kishte shkolluar mijera femra hqiptare, ajo e cila kishte drejtuar Partine Kombetare Shqiptare ne Amerike, ajo qe i kishte shkruar presidentit Amerikan Wilson dhe kerkuar qe ta shpetonte Shqiperine etnike, ajo te cilen e kishte mbeshtetur Amerika ne misionin e sajë të shkolles shqipe, ajo te cilen e kishte mbeshtetur edhe mbreti Zog, nuk arriti ta perballonte dhunen komuniste te sistemit te Enver Hoxhes dhe vdiq e trishtuar me 19 shkurt 1949, pa e gjet trupin e djalit te saje Gjergjit per ta vorrosur dhe pa e pritur lirimin e djalit Aleksandrit i cili u lirua nga burgu ne v. 1953!
Ne fund po e perfundoj kete shkrim per librin JETA IME te Sevasti Qiriazi, i pergaditur per botim nga studjuesja amerikane zn. Dana Sycky, te cilës per botimin e ketij libri me shktojcat e , fotot e materilat tjera ju deshte te punonte nga v. 1994 deri ne v. 2016 kur edhe ky liber u botua me thenien e Sevasti Qiriazit: „I quaj heronj ata qe skrifikojnë veten per hir te tjerve dh ejo tata qe sakrifikojne te tjteret per hir te vetes!“

Fotografia e Ahmet Asani
Fotografia e Ahmet Asani