Një kazino në Shtime u grabit me armë nga punëtori dhe shoku i tij

25.09.2016 16:58:36

Një punëtor i një kazinoje në Shtime, së bashku me shokun e tij, grabitën me armë këtë lokal duke vjedhur mbi 2 mijë euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, grabitja ka ndodhur rreth orës 4:20 të mëngjesit. Punëtori si i dyshuar për këtë grabitje, është arrestuar por është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, shoku i tij i cili grabiti me armë 2162 euro, sipas Policisë, është larguar për në Serbi.

Raporti:

GRABITJE E ARMATOSUR

Shtime, 24.09.2016-04:20. Një i dyshuar mashkull K-Shqiptar, punëtor në  kazino, ne bashkëpunim me shokun e tij, poashtu i dyshuari mashkull  K-Shqiptar , kanë planifikuar grabitjen me ç’rast njëri prej tyre  ka hyrë  ne kazino i  maskuar   dhe nën kërcënimin e armës  nga viktima mashkull K-Shqiptar ka merr  portofoli me të  holla të gatshme me vlere prej  rreth 2162 euro dhe më pas  njëri është larguar për në Serbi. Njëri nga të dyshuarit-punëtori i kazinosë, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.