Një mesazh amerikan nga Yuri Kim për Samitin e Zagrebit

08.05.2020 12:11:03

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim e ka quajtur Samitin e Zagrebit, shprehje të shkëlqyer të solidaritetit për Ballkanin Perëndimor.

Në një shënim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja garanton se deklaron se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e nevojshme për bashkimin me BE.

“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me #WesternBalkans. Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar ne BE”, shkruan Kim.