Një muaj e zhdukur, studentja mbijetoi duke ngrënë manaferra dhe kërpudha të egra dhe duke pirë në përrenj dhe pellgje

15.08.2017 18:10:30

Një studente e radiologjisë, 25-vjeçe, është gjetur e gjallë, pasi ishte humbur për më shumë se një muaj në pyjet e Alabamas, duke mbijetuar vetëm duke ngrënë manaferra dhe kërpudha të egra.

Siç shkruajnë mediat e huaja,  bëhet fjalë për Lisa Theris e cila ka rrëfyer se mbijetoi duke ngrënë manaferra dhe kërpudha të egra derisa ajo ishte e humbur në thellësi të pyjeve në Midland, Alabama pa këpucë apo strehë.

Deri në kohën që ajo u gjet, Theris kishte humbur 70 dollarë, e gërvishtur dhe £ dhe ishte e mbuluar me gërvishtjet e kafshuar nga insektet. Ajo nuk kishte as telefon dhe as çantë.

Ajo thuhet se u bashkua më në fund me familjen e saj, pasi ajo kishte bërë një rrugëtim të gjatë deri në autostradë, ku ishte vërejtur nga një shofer, rreth orëve të pasdites të ditës së shtunë.

Theris i kishte thënë policisë gjithashtu se së bashku me manaferrat dhe kërpudhat, ajo piu ujë nga një përrua dhe nëpër pellgje.

Policia zbuloi se Theris ishte me dy burra që hynë në një shtëpizë të gjuetisë para se ajo të zhdukej, duke shtuar se hetimet rreth kësaj ngjarje janë duke vazhduar.