Një muaj paraburgim ndaj pejanit që falsifikoi para

27.01.2021 17:31:36

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.K

“I pandehuri E.K dyshohet se më datë 23.01.2021, në dy këmbimore të ndryshme, në Pejë, pasi merren vesh për të vënë në qarkullim para të falsifikuara dhe duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që të njëjtit pasi paraprakisht ishin marrë vesh mes vete, i dyshuari N.G hyn në këmbimore dhe aty këmben kartëmonedha dollarë amerikan të dyshuara si të falsifikuara, për çka të dy këmbimoret në emrin e tij lëshojnë edhe dëftesë mbi blerjen e valutave.