Një operacion i rrallë është kryer nga mjekët e QKUK-së te një foshnje 5 ditëshe

06.05.2018 21:32:31

QKUK e cila vazhdimisht kritikohet për punën e saj, mjekët e kësaj klinike javën e kaluar kanë shpëtuar jetën e një të porsalinduri.

Kirurgjia e fëmijëve ka shpëtuar jetën e foshnjës së Besnik e Albina Zymerit.

Për qendrën klinike universitare të Kosovës nuk jemi mësuar të dëgjojmë edhe fjalë shumë të mira.

Por si rrallë herë, kësaj radhe një hallexhi lavdëron stafin e mjekëve në QKUK.

Besnik Zymeri i cili është prindi i foshnjës e cila u operua në ditën e 5 të jetës së tij kërkon që Ministra e Shëndetësisë t’i ofroj kushte stafit të QKUK’së pasi sipas tij profesionalizmi nuk mungon.

Zorra dymbëdhjetëgishtore ishte problemi me të cilin ishte diagnostikuar nga reparti i neonatologjisë foshnja e Albinës, Salihu.

Drejtori i këtij reparti Xhevdet Gojnovci, ka thënë se pavarësisht punës së mirë që po bëhet, kushtet elementare për punë mungojnë.

Doktorët e shpëtimit ishin ekipi i doktor Ardian Shefkiut.

Për të bërë këtë operacion duhet edhe një ekip i gjerë. Por masat për të parandaluar këtë anomali duhet të merren qysh në kohën e shtatzënisë.

Doktorët po ashtu tregojnë se kjo lloj anomalie është shumë e rrallë. Në sallat e operacionit me këtë sëmundje takohen jo më shumë se 3 herë në vit.

Foshnja pas operimit është liruar nga spitali, dhe po vazhdon të jetë e shëndetshme pa probleme të tjera.