Një opnion n’lidhje me ekzodin dhe Kryeministrin : Ika, ika përgjithëmonë, n’Ksovë kurr sorra ashtin mos m’a ktheftë!

14.04.2019 17:58:14

Nga: Fatmir Bajraj

Refreni i hallegjinjëve t’pashpresë…! I pa perde, perdesuzi, Ramush Haradinaj ! Ramushi tallet me qytetarët hallegjinjë të cilët janë t’shtrënguar t’lëshojnë vatrat e tyre, t’lënë vendlindjën dhe t’i kthejnë shpindën, familjeve dhe atdheut të t’parëve, Kosovës martire…! – Ikjën dhe braktisjën e Kosovës, Ramush-perdesuzi e sheh “ndritën” e kerkimit të një jete m’a t’mirë duke arsyetuar e justifikuar Qeverinë që drejton me perpjekjët e Tij për viza pune edhe pertej Atlantikut. Harron, apo bëhet se s’di, Ramush perdesuzi ! Çdo ikje nga Atdheu i të rinjëve bartë me vete rrezikun real & potencial të mos-kthimit mbrapa, pra mbetjës & tretjës n’dhena t’huaja duke i’i nënshtruar procesit t’natyrshëm të asmilimit dhe shkrirjës n’kulturat tjera të popujve dhe kombëve t’fuqishme : ekonomikisht & kombtarisht n’kontekstin historik. Ikja s’është zgjidhje, ikja është gjëmë, o Ramush perdesuzi ! – Egzodi i viteve t’90-ta, kur lëshuam vatrat tona t’shtrënguar nga regjimi kriminal i Millosheviqit dhe politika diskriminuese & hegjemoniste e Beogradit nacional-shovenist kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ishte i imponuar dhe i pa alternativë përballë armikut shekullor – serb, i cili shmangu nënshtrimin dhe poshtërimin n’kohë kruciala për fatët tona dhe t’ardhmën e vendit & kombit ! Ndarja nga Atdheu, ishte e dhimbëshme, por jo edhe e pashpresë për kthim, ngase punonim e besonim n’vlera universale ; çlirim & liri ! Materjalën dhe Idealën, kishim shkri në një kauzë nacionala për Liri & Pavarësi me t’cilën udhëhiqëshim nga agu deri n’orët e vona t’natës, e shpesh herë duke përvijuar gjithë natën për t’mirën e vendit dhe të drejta kombëtare. S’ndjenim lodhje, s’njihnim zhgënjim dhe s’dorëzohëshim përballë armikut të egër i cili mohonte e shkilte t’drejtat tona nacionale, përkundrazi ; mblidhnim dhe forcë dhe organizonim energjitue tona duke sfiduar armikun shekullor. Atëbotë, ikja ishte mundësi mos-nënshtrimi, shpresë sfidimi dhe besë për betejën vendimtare në një momentum pikant & adekuat. Lëshonim atdheun, por ndarja pasohej nga refreni : Mirëupafshim n’Kosovën e lirë … Paftyrësia n’shfaqje e Ramush perdesuzit : “Edhe nëse i heqim nja 20 kushëri, nuk ndryshon gjendja me vende të punës” Që i bije : Pajtohuni me punësimet tona ; t’njerëzve tanë, farëfisit, pra familjarizmin dhe familjarizimin nepotist të shtetit, institucioneve dhe fondeve publike, Pa pardon ; s’ka vend për t’gjithë, s’ka hapësirë e mundësi punësimi për t’gjithë, mezi po ka për Neve pushtertarët e pushtetshëm, gjithëpushtetshëm (aludimi n’PAN-in kriminal) PAN-i e sheh Kosovën si çiflig t’vetin dhe vetën pronar t’saj dhe t’jetërave të qytetarëve shqiptarë të Kosovës… ! Kosova ka kapacitetet ekonomike, resurset natyrore dhe ato njerëzore për një zhvillim të hovshëm dhe t’garantuar, sikur tue qeverisej drejtë, arsyeshëm dhe ligjshëm. Kjo gjë s’po ndodhë, për shkak të shtetkapjës nga bandat kriminale n’pusht-shtet, alias, PAN-i. Ngulfatja e ekonomisë, plutokracia & kleptokracia si sistem dhe logjikë funksionimi, ka zbehë deri n’zhberje shpresën dhe përespektivën e të rinjëve të cilët po lëshojnë vatrat dhe ikin prej atdheut, jo më me refrenin : mirëupafshim n’Kosovën e lirë, por : “Ika, ika përgjithëmonë, n’Ksovë kurr sorra ashtin mos m’a ktheftë” Refren që djegë & përvëlon vatrat dhe atdheun…! Ramush perdesuzi, ti dhe PAN-i jeni varrëmihësit e Kosovës martire, ju jeni dhe do mbahen përgjegjës për ikjën dhe humbjën e substancës nacionale të Dardanisë Antike Kosovës. Kosovës i duhen qytetarët që po “ikin”, sikur peshkut uji, sikur drita e Diellit, ajri… Nese Kosova ka diçka për t’humbur dhe për t’u liruar prej tyre, jeni Ju PAN-i, kapësit e shtetit… Ikni Ramush, ikni sa ma largë Kosovës dhe shqiptarëve…!