Një orë qetësi, por rikthehen lëkundjet e tokës në Adriatik

29.11.2019 10:47:27

Rreth orës 07:50 të mëngjesit është ndjerë një lëkundje tërmeti me epiqendër Detin Adriatik dhe magnitudë 3.4.

Por teksa kaloi më tepër se 1 orë dhe dridhjet e tokës duket se kishin kaluar një tjetër tërmet është ndjerë në Durrës dhe Tiranë.

Këtë herë në orën 09:02 ka rënë një tërmet me magnitudë 3,9 dhe serish epiqendra ka qenë Deti Adriatik, pranë bregdetit të Durrësit.