Një pako e dyshimtë alarmon policinë në Tiranë

28.08.2016 22:46:55

Policia ka marrë një telefonate rreth ores 19:40, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban me përmasa 20-40cm.

Pakoja gjendej pranë një servisi makinash.

Shërbimet policore shkuan në vendngjarje.

Pasi bënë rrethimin e vendit është dashur ndërhyrja e forcave xheniere dhe qenit anti-eksploziv.

Në përfundim rezultoi se brenda saj kishte vetëm bukë peshku.