Një park i ri në Prishtinë

28.07.2017 17:30:22

Kryeqytetit i është shtuar parku “Heroinat” përballë Newborn-it

Qytetarët e Prishtinës nga tani e tutje do të kenë edhe një park më shumë. Përballë NEWBORN-it do të jetë hapësira e re gjelbëruese e cila do ta ketë emrin parku “Heroinat”.

Vetëvendosje lajmin e ka bërë të ditur përmes një video-je të shpërndarë në Facebook.

“Prishtina është bërë edhe me një park të ri. Kryeqytetit i është shtuar parku “Heroinat” përballë Newborn-it. Qeverisja jonë në Prishtinë është angazhuar vazhdimisht për ta përmirësuar ambientin, duke ruajtur gjelbërimin dhe duke rritur hapësirat gjelbëruese. Sot, Prishtina ka 1 milionë metra katrorë hapësirë gjelbëruese”, shkruan në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.