Një park në Stamboll mban emrin “Dëshmori Adem Jashari” (Foto)

13.09.2016 14:28:40

Një park në Bajram Pasha në qytetin e Stambollit mban emrin e heroit të Kosovës Adem Jashari.

Në hyrje të këtij parku shkruan “Parku Dëshmori Adem Jashari” në gjuhën turke.

Në nderim të emrin dhe familjes Jashari janë emëruar shumë rrugë e sheshe nëpër Kosovë e Shqipëri.

Ndërsa në këtë vend në Turqi ka shumë shqiptarë që janë shpërngulur shumë vite më parë.