Një popull i cili nuk ka fuqi dhe deshirë të ringritet ,nuk ka as të ardhme …

29.06.2018 19:37:21

Nga Skënder MULLIQI

Gjitha këto vite jo të mira që i kemi lënë mbrapa, janë pasojë e mentalitetit fatalist të kësaj klase politike dhe indolences tonë të pa parë .Dhe, për qudi qytetarët janë dorëzuar para një mentaliteti dhe një kaste miope politike , lakmitare për të mira materjale dhe lakmitare për pushtet apsolut. Pushtetet qe i patem deri me sot i shikuan vetëm interesat e veta , plotësimin e deshirave për familjarët e tyre , duke i apastrahuar interesat e njerëzve tjerë .Nuk i shikuan interesat e pergjithshme dhe të mirën e përgjitshme të shtetit dhe qytetareve të lodhur ekonomikisht qdo ditë e më shumë .Gjithnjë e më shumë janë duke na izoluar nga bota demokratike, gjithnjë e më shumë janë duke e ngulfatur jetën , nuk po ju japin mundësi intelektualeve të dëshmohen , janë ketegori vetjake , janë kategori shoqërore e cila kan humbur nga etika, nuk po duken më as si qenje njerëzore! Kemi mbetur shoqëri e mbrapambetur, shoqëri ku po dominojnë pakica dhe faktikisht kjo nuk mund të quhet as shoqëri .Shoqëri është kur në menyrë etimologjike ekzistojnë lidhjet e ndersjella të shumicës , relacionet e partneritetit , kur janë shqetësimet e përbashkëta dhe interesat për ti arritur objektivat e përbashkëta .Duhet të ekzistojë vetëdija për realizimin e interesave për të mirën e përgjithshme .Pushtetarët janë ata të cilët nuk po lejojnë realizmin e interesave te shumicës , duke e rrezikuar seriozisht edhe ekzitencën e tyre .Janë duke u lekundur themelet e kësaj shoqerie edhe ashtu shumë të dobët.Po i lekundin miopet dhe zhvatësit politik e biznisor , të cilët kan përvetësuar qdo të mirë materjale .Dhe , pasi kjo shoqëri ka shumë të meta , edhe nuk mund të quhet shoqëri demokratike, as shoqëri e prosperuar dhe as shoqëri e civilizuar.Ka humb qdo vlerë shoqërore , dhe jemi duke rrezikuar seriozisht ekzistencën tonë në staza të gjata historike. Është tragjike të shikohen vetëm interesat e ngushta të grupeve të caktura të partive politike të cilat po e udhëheqin Kosovën keq që shumë vite.Është tragjike së çfarë niveli të ulët të politikëbërjës kemi. Nuk mund të kuptohet gjithë ky egoizem politik, gjithë kjo mos kritikë dhe vetëkritikë , gjithë kjo pa vetëdije dhe gjithë ky qyqarllëk qytetarë.Apo të përdori sintagmen edhe më të rënd të dorëzimit dhe qyqarllëkut shumë primitiv dhe ikanak .Këto paradoksalizma sigurisht së I kan rrënjët edhe nga historia e mbrapsht që po na përseritet.A ka më tragjike kur dorëzohemi para atyre që mendojmë së janë më të fuqishem se ne? Sigurisht së janë të fuqishem , por të fuqishem i bëmë ne me budallakinat tona, më votën tonë të cilën ende nuk e kemi kuptuar së është e shejtë. Sa më shumë që bëhëmi servil të pushtetit aq më shumë na prêt nënshtrimi .Jemi duke u treguar popull i dobët, popull që nuk dinë më i mbrojtë interesat legjitime.Patëm shumë sundimtarë të huaj mbi kokë shekuj më radhë dhe mbijetuam si popull, që ishte shumë veshtirë të mbijetohet. U krijuan rrethanat historike shumë të favorshme pas një kohe të gjatë, dhe ështe e pa kuptueshme së si nuk jemi duke e shfrytëzuar këtë mundësi as minimalisht! Jemi duke degraduar , jemi duke degjeneruar , jemi duke u treguar edhe njerëz primitiv.Këtë primitivizem jemi duke e treguar ne secilin vend dhe ne qdo kohë.E kemi humbur sensin për reagim qytetare aty ku duhet. Faktet dhe problemet natyrisht jo të gjitha që i kam paraqitur në këtë shkrim për intelektualet do të duhej të ishin të dobishme .Nese gjeneratat e reja në menyrë radikale nuk angazhohen për ndryshim pozitiv të gjendjes politike dhe ekonomike shumë të rrezikshme , do të vihet në pikëpyetje edhe shtetësia e Kovovës. Kosova nuk është qiflig i askujt , këtë duhet ta dinë mirë të gjithë ata të cilët me vetëdije ose pa vetëdije po e rrezikojnë tëresinë territoriale të Kosovës. Që Serbia serish të zgjerohet në kurriz të shqiptareve, atëherë për qka luftuam shtrohet pyetja logjike?! Një popull i cili nuk ka fuqi dhe deshirë të ringritet ,nuk ka as të ardhme …