Një projekt i ri për bregdetin dhe malësinë jugore të Shqipërisë

20.08.2016 11:49:05

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në Shqipëri beson në një model të integruar të zhvillimit të turizmit duke lidhur zonat bregdetare me ato malore.

Lëvizja e turistëve nga bregdeti në zonat malore dhe anasjelltas, do të sjellë krijimin e një produkti turistik të veçantë, ku zonat malore do të përfitojnë nga fluksi i lëvizjes bregdetare, por dhe zonat bregdetare nga mundësia e eksplorimit të maleve tona.

Për këtë arsye, AKB-ja në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës dhe atë të Tepelenës po krijon të parin itinerar të infrastrukturës turistike midis zonës së Borsh-Qeparo dhe Pilur, drejt malësisë së Kurveleshit.

Rruga e Borshit deri në Kuç dhe nga Kuçi në kanionet e NIvicës për të vazhduar lëvizjen në Luginën e Vjosës dhe në zonën e Zagorisë.

Himare Në bashkëpunim me FA, filloi rregullimi i rrugës që lidh Kuçin me malësinëe Kurveleshit, ku banorët e kësaj zone mund t’i afrohen detit shumë shpejt, por dhe ku turistët që pushojnë në këtë zonë bregdetare mund të eksplorojnë kanionet e Nivicës.

projekti shq