Nje reagim i nendegeve te deges se 4 ne lidhje me prononcimin ne media te kryetarit te deges

13.07.2017 10:12:38

Reagim i Nëndegëve, Dardania, Qendra, Shkabaj, Tophane dhe Kalabria dhe anëtarëve të kryesisë së Degës së IV-të! Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së Degës së IV-të, përfshirë të gjitha Nëndegët e kësaj Dege, në mes të tjerash është diskutuar edhe për propozimet për kandidaturat e mundshme për Kryetar të Prishtinës. Është e pasaktë informata e plasuar ne media nga ana e Kryetarit të Degës se IV-të z. Halim Muçolli,se Kryesia e Degës së IV-të e ka favorizuar në mënyrë absolute kandidaturën e Vjosa Osmanit për Kryetare të Prishtinës. Sigurisht, emri i zonjës Osmani është lakuar në kryesi por duhet ta keni parasyshë se në të njejtën kohë është lakuar apo përmendur edhe emri i z.Ismet Beqiri , z. Lumir Abdixhiku dhe z.Arban Abrashi. Në këtë kontekst, në këtë mbledhje, nga anëtarë të caktuar të kryesisë është kërkuar platforma për Prishtinën nga kandidatët e mundshëm për Kryetar të Prishtinës. Na habitë fakti se si Kryetari i Degës së IV-të, z. Halim Muçolli, kërkon reflektim nga lidershipi i partisë përkatësisht dorëbeqjen e z.Isa Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare, z. Muçolli si kandidat i kësaj Dege për deputet, në Degën e IV-të, ka marrë vetëm 302 vota nga 8150 sa i ka marrë LDK-ja! Shtrohet pyetja, a duhet që edhe kryetari i Degës të reflektoj ashtu si edhe lidershipi i partisë? Kryetarët e Nëndegëve përkatëse dhe anëtarë të kryesisë të Degës së IV.