Një rrugëtim nëpër Has në Ditën e Mësuesit (1)

03.03.2017 11:10:49

I.Rrugëtim nëpër Has të Brisë

  Nga Nikollë Kërhanaj

 Sa për hyrje

 

Sivjet, kur po mbushen 70-vjet nga themelimi i shkollës shqipe në Has, pas Luftës së Dytë Botërore, rikujtojmë të kaluarën, kur para 70-vitësh për punëtorët e arsimit, për punë ersimore-edukative, për mundin dhe sakrificën e tyre për të përhapur dijen e shkrim-leximit edhe në viset më të largëta jasht qendrave urbane kur duhej udhëtuar këmbë me nga 2-3 orë për të arritur në vendin e caktuar të punës. Disa arsimtarë mezi e gjenin rrugën për të arritur në shkollë përmes rrugëve malore e monopate. Vende kodrinore-malore për në Mazrrek, Milaj, Planejë, Gurazhup e gjetiu. Atje duhej punuar e banuar në kushte të vështira ku duhej kërkuar bukën e gojës nga familjet pak sa të mëkëmbura. Vetëm të shtunave shkonin nëpër shtëpia, megjithatë, edhe të shtunave punohej. Pra, ishin kohë të shkuara por jo të harruara nga do të shikohet e ndërtohet me guxim e ardhmja e ndritëshme.

Duke kaluar nëpër këtë tranzicion kohor, tash duke kujtuar ato rrugë, e puthim shiritin e asfaltit të rrugëve, elektrifikimin e fshatrave, me ujësjellës e kushte kryesisht të mira si në shkollë ashtu edhe në gjithë fshatrat e Hasit të Rrafshit dhe të Brisë, (të Gurit apo Hasit të Thatë).

Dhe, për të bërë një shkrim apo reportazh, për një ditë mund t’i përshkojmë këto rreth 20 fshatra të Hasit të Prizrenit. Rruga rrethepërqark gjarpëron duke i lidhur në mes vedi të gjitha këto vendbanime me makinë apo autobus, me mundimin më të vogël.Përderisa në ato vite, punëtori ndihmës duhej që së pakut një herë në javë të shkojë në qytet për ta furnizuar shkollën me mjete materiale shpenzuese si për nevojat e shkollës  ashtu edhe të arsimtarëve si për ata të qytetit ashtu edhe për të fshatit.

E kujtojmë, se, edhe kur ishte selia e Kuvendit Komunal të Hasit në Zym (deri në vitin 1965), tubimet e arsimtarëve mbaheshin në Zym. Poashtu, edhe punëtori ndihmës ishte i obligueshëm të vijë në Zym për të marrur urdhëresa, shkresa, akte zyrtare e kumtesa për shkollat e Hasit të Brisë, ku ishte rruga malore dhe e vështirë. Bëhej kjo nga se asokohe nuk kishte mjet tjetër për komunikim: pa telefon, pa TV, pa gazeta por eventualisht me ndonjë tranzistor me bateria. Duhet përmendur se vetëm Zymi ishte një miniqendër komunale ku kishte lidhje telefonike (që nga viti 1925), kishte shitore, furrë buke, Postë (PTT) Posta e Policisë, autobus, gazeta e ndojë tjetër,

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar ndodhën padrejtësi të mëdha nga pushteti okupues serbo-sllav: u mbyllën shkollat, u dogjën e u poqën, arsimtarët i maltretuan e i vranë, dokumentacionin e zhdukën, e dyndën popullësinë, ua dogjën shtëpitë, i vranë njerëzit pse donin ta ruanin atdheun e vet. Pas të gjitha këtyre, popullata u kthye, filloi të ringjallet falë donacioneve  të shoqatave humanitare, të KFOR-it e të vet banorëve që fatlumnisht vazhduan kurbetin me zejen tradicionale- bukëpjekës, duke dalur edhe në shtetet e perendimit. U ngritën fshatrat dhe shkollat – rifilloi jeta!

Për realizimin e shumë të mirave për ngritjen e mirëvajtjen e shkollave dhe shkollimin, edukimin, ngritjen dhe aftësimin e kuadrove të reja për të ardhmën e vendit kanë kontribuar edhe zymjanët nga se në Zym fillimisht u shkolluan të rinjët hasjanë, aty gjetën edhe strehim e banim, disa nxënës të largët, gjetën banim edhe arsimtarët me familje, si dhe nëpunës e udhëheqës tjerë  shoqëroro-politik që punonin në Kuvendin komunal në Zym.

Për t’i arsyetuar gjithë këto dhe argumentuar zhvillimin e edukimit dhe arsimimit të këtyre fshatrave të Hasit të Prizrenit dhe fazat e zhvillimit me peripeti  e vuajtjet që janë përcjellur do të bëjmë kalimthi një paraqitje të shkurtër me qëllim që të shërbejë si pikënisje për të tjerët që do të jenë vullnetmirë për vështrime më të gjata e shkencore. Do të fillojmë nga kufiri me shtetin Amë –Shqipërinë, ku na kanë ndarë padrejtësisht –duke i ndarë edhe familjet në Gurazhup (Gurishtë)

 

  1. RRUGËTIM NËPËR  HAS TË GURIT APO TË BRISË

 

Gurazhup(Gurishti-Gurazupi): Është vendbanim kodrinoro-malor që shtrihet rrënzë Pashtrikut me rreth 25 km në jug të Prizrenit ndërsa në Has shtrihet në pjesën jugperendimore të tij. Në vitin 1912 pas aneksimit të Kosovës nga Mbretëria Jugosllave (SKS) , fshati u nda  në dy pjesë: në atë të Shqipëërisë mbetën lagjet: Pogaj, Mariq-i dhe Ninad-i. Ndërsa këndej mbetën pesë lagje: Tanaj, Tejeci, Binaj Kerhan dhe Jelliq. Shkolla ka filluar punën në vitin 1948. Nga kuadri arsimor vendas në këtë fshat është vetëm Mazllum Kërhani por i pakualifikuar. Megjithatë, skolla ka vepruar në kuadër të shkollës Amë të Planejës që nga viti 1948 me mësues nga fshati Milaj.  Llagapet (mbiemrat) i mbajnë sipas lagjës së vet ku janë të vendosur.

 

Planejë: Gjendet poashtu rrënzë malit Pashtrik, afër 20 km në perendim të Prizrenit.  Fshat kodrinoro-malor. Objekti i shkollës, i djegur gjatë luftës së fundit, tash është ndërtuar i ri. Shkolla ka vepruar apo është hapur që nga viti 1948 me mësuesit e ardhur nga qyteti: Lon Laçi,Matejë K. Dodiçi.

Kuadri i arsimtarëve vendas që nga më të vjetrit e të sotmit janë: Shyqri Shehu, Halit Shehi, Hysni Shehu e shaqir Shehu (të ndjerë), Sahit Vorfaj,  Sinan Shigjeqi,Musli Kasolli, Qazim Shigjeqi,  Zenel Shehu, Sherif Kasolli, Selman Kasolli, Ismet Maloku, Selman Shehu, Hamdi Shehu, Sead Biraj, Bajram Biraj, Ryshit Shehu, Kadri Kasolli, Limon Shigjeqi, Sejdullah Shehu, Zenun Shehu, Ahmet Maloku, Halit Shehu, Fetije Shehu, Amire Biraj, Nexhmedin Shehu dhe Besa Shehu.

 

Milaj.- Është vendbanim që shtrihet nbi shpatijet e Pashtrikut me rreth 15 km larg e në perendim të Prizrenit. Është vendbanim i vjetër dardano-ilir.Punëtorë të arsimit nga ky fshat janë : Milaim Ninaj, Ramadan Ninaj, Mehmet Ninaj, Sahit Ninaj, Azem Ninaj dhe Metë Ninaj. Shkolla është filialë e ShM të Ulët  “Vellezërit Frashëri” në Planejë që vepron nga viti 1948.

 

Mazrrek-Kojush.- Është vendbanim i vjetër kodrinor0-malor i ndarë në lagje me rreth 14-15km në perendim të PrizrenitK. Në anën perendimore të fshatit  gjallon emërvendi Fregën. Ka paska qenë një vendbanim i vjetër. Ashtu , disa e quajnë edhe kalanë në Pashtrik –“Kalaja e Fregnit” Fshati ka dy objekte të reja shkollore, në Mazrrek dhe Kojush, me emrin “Pjetër Mazrreku”Shkolla punon nga viti 1948. Arsimtarë të vendit të këto dy fshatrave janë:  Gani Duraj( i ndjerë),Halil Hameli, Nezir Karavidaj, Osman Jahaj, Hanife Jahaj, Minir Hameli, Shpresa Hameli, Musë Duraj, Zenel Duraj, Afërdita Duraj, Rrustem Jahaj, Ali Jahaj, Destan Karavidaj, Vlora Duraj, Arbenije Duraj, Megjithatë vendasit kërkojnë edhe një objekt të ri shkollor.

 

Gjonaj.- Fshati është i vendosur dhe shtrihet në formë të zgjatur nga Bregu i Drinit të Bardhë, në të djathtë të tij, përgjatë një fushë-lugine deri në kufi me fshatin Mazrrek dhe se është rreth 19 deri në 17 km në veriperendim të Prizrenit. Shkolla ka fillet e veta që nga viti 1827 në gjuhë serbokroate-sllovene sepse ishte pushteti i Mbretërisë së tyre. Ate e kishin vendosur në lokalet e Xhamisë së fshatit. Mësuesit ishën nëpunës që punonin në komunën e Zymit dhe mësuesja: Micë-a (Milicë) të cilën e mbajnë mend nxënësit e asaj kohe. Pastaj, shkolla punoi edhe në vitin 1935/37, mësimi mbahej prap në xhami dhe në shtëpinë-shkollë të Rrustem Osmanollajt (pronë e Kasam Tafë Rexhbeçajt), me mësuesin Voja Tanaskoviq nga Sredska e Prizrenit.  Objekti i parë shkollor u ndërtua në vitin 1952 me punë vullnetare të fshatarëve, ndërtesë kjo që në vitin 1965 u renovua dhe u ngrit në dy kat, më 1977 në lagjen “Brejz”u ngrit objekti i ri për këtë lagje, ku është edhe objekti i gjimnazit,  Ndërkaq, në vitin 1999/2000, objekti i shkollës tetëvjeçare, në mes të fshatit, i dëmtuar gjatë luftës u renovua nga KFOR-i. Një kohë shkollës edhe fashatit i ka shërbyer edhe objekti i Kooperativës bujqësor si shtëpi e kulturës, ku para saj ishte një fushë sportive që ka shëbye për gara  sportive të rinisë hasjane. Tash   Fshati ka tri objekte shkollore me emrin “Zenun Çoçaj” si dhe një objekt shkollor në Tupec, ndërtuar pas luftës. Arsimtarët e këtij fshati janë: Avdyl Çoçaj,  Haxhi Rr. Braha, Fazli D. Rexhbeçaj,( i ndjerë), Hysen Totaj (i ndjerë), Lah Lushaj  ( i ndjerë), Reshyt Rexhbeçaj, Jakup Hoxhaj, Goni Hodaj, Mehmet Çoçaj, Elez Çoçaj,  Sadri Braha, Fadil Jahaj, Avdi  Çoçaj, Muhamet Lushaj, Isen Hodaj, Qazim Çoçaj, Nexhat Çoçaj,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Latif Totaj,Nezir Çoçaj,Latif Çoçaj, Selvete Totaj, Sherif Brahaj, Jashar Uzunaj, Goni Uzunaj, Fazli Uzunaj, Salih Uzunaj, Goni Lushaj,Halim Rexhbeçaj, Melihate Çoçaj, Fidajeta Totaj, Meribane Demiraj, Samire Çoçaj, Naze Totaj, Qazim Mehamet Çoçaj, Përparim Çoçaj, Sejdi Mmaralushaj, Hemë Çoçaj, Shyqeri Totaj, Haziz Hodaj, Naze Çoçaj  Viktor Rexhbbeçaj … JahajKurset analfabetike i mbajtën: Rifat Salih Totaj, Ismail Halil Çoçaj, Tahir Daut Hoxhaj e Ahmet Liman Osmanollaj.

 

Krajk: Fshati shtrihet në Bregun e djathtë të rrjedhës së lumit Dri i Bardhë me rreth 12 km në veriperendim të Prizrenit dhe se çshtë vendbanim në formë të zgjatur me lagje dhe se sipas lagjeve i kanë edhe mbiemrat e familjeve. Fillimisht, shkolla është  hapur në vitin 1947, u vendos në disa zyre  të objektit të Kooperativës bujqësore, për ta ndërtuar objektin e ri ekzistues. Tash, Shkolla mbanë emrin “Mit’hat Frashëri”në të cilën mësuesi i parë ishte  Mehmet Daçi,(i ndjerë), pastaj: Nuri Pervizi, Halit  Pervizi, Elmi Likaj, Vesel Samahodaj, Selman Likaj, Fadil Pervizi,Shaqir Pervizaj, Mehmet Cahani, Salih Cahani, Nasibe Pervizi, Fazli Pervizi, Agim Likaj, Irfan Pervizaj. Kurset analfabetike i mbajtën: Isuf Ahmeti e Ahmet Jahiri.

 

Zym: Shtrihet në shpatijet lindore të malit Pashtrik,  rreth 16 km në verilindje të Prizrenit. Është vendbnim kodrinoro-malor me rrafshlarta e fushëgropa, i ndarë në lagje dhe se sipas lagjeve i kanë edhe mbiemrat. Në vitet e fundit, familjet kanë bërë lëvizje nga një lagje në tjetrën duke u përzier familjet me njëra-tjetrën. Për shumë kohë, Zymi ka qenë qendër Françeskane nën të cilën kanë qenë shumë famulli filiala të varura prej saj. Dhe, në këtë cilësi ka luajtur rolin e vet si fetar ashtu edhe në fushën e shkollës, kulturës, administratës dhe mbrojtjes së popullit dhe vendit. Sa i përket shkollës, mund të themi se shkolla ka funksionuar në disa perioda,për ta mbrojtur veprimtarinë e vet. Sipas dokumenteve, në vitin 1864 shkolla ka filluar në lokalet i kishës, poashtu edhe ndër vitet 1880-1900, poashtu në lokalet e kishës, Nga viti 1900-11920 mësimi është zhvilluar nëpër shtëpia private, por edhe në oborrin e kishës ka qenë ndërtuar një shtëpi e vogël njëkatëshe enkas për shkollë (1915-1920)Në këtë periodë, si çeranë e lokaleve ashtu edhe kuardin arsimor e ka finansuar Ministria Austro-hungareze ndaj edhe ka kërkuar raporte pune. Nga viti 1925-1940 mësimi në gjuhë serbokroatishte është mbajtur përseri në shtëpia private ku kanë qenë nxënës edhe nga disa fshatrat të Hasit (Krajk, Lukni, Ramajë e ndonjë individ tjetër). Me nisiativën e dashamirëve të arsimit në Zym, ndër vitët 1930-1933 e ndërtuan objektin shkollor nga këta prijës: Balë Cilë Dulaj, Ndrekë Jozë Dulaj, Sebë Lazër Prekpalaj, Mulla Miftar Çollaku , Jemin Çollaku etj.

Nga viti 1941 e këndej shkollat shqipe u përhapen në çdo cep të Kosovës Në Zym, mësimi nga serbokroatishtja automatikisht u shdërrua në shqip me mësuesit Nikollë Prenkë Veseli e Frrok Nikë Dilë-Hilë Koldoçi(zymjan), Patër Pjetër Pecolli, Pal Lumezi e Palush Lumezi, Pjetër Nikë Dilë (Hila) Koldoçi, nga se objekti shkollor ishte i gatshëm dhe funksional për katër klasë .Kjo shkollë, në vitin 1965, u ngrit në dy kat për shkollë tetëvjeçare. T’i shenojmë mësuesit e vendit: Pas atyre të parëve  vijnë: Dedë Hil Prekpalaj, Zenun Kadri Çollaku, Ramë Çollaku, Nokë Kolgjeraj, Ferdane Taraku-Kolgjeraj, Bedri Çollaku, Ahmet Çollaku, Muhamet Çollaku, Lum Çollaku, Zef Marjan Kristaj, Frrok Marjan Kristaj, Sebë Muçaj, Balë Kajzogaj, Nikollë Kërhanaj, Arsim Kërhanaj, Hilë  L. SH. Prekpalaj, Lazër Bibë Prekpalaj,  Ndrekë Prekpalaj, Gjon Dulaj  Bibë Dulaj, Nikollë Dulaj, Engjëll Dulaj, Pren Prenkaj, Shtjefën Dulaj, Pren Preklushaj, Mihill Preklushaj, Ndrecë Preklushaj,  Bibë Berisha, Gjekë Kolgjeraj. Jana Luz Preklushaj, Gjyste Dulaj, Ahmet Çollku,  Serbeze Çollaku, Fitore Çollaku, Bsnik Kolgjeraj, Andrian  Dulaj, Leonora Dulaj  Kurset analfabeti nga viti 1947) i mbajtën:Fehmi Sinella (ishte drejtor dhe mbikqyrës i shkollave të Hasit), Lazër Gjekë Prekpalaj, Tomë Filip Lekaj, Prenkë Tomë Luka Pecolli, Pren Shtjefën Kolndrekaj e ndonjë tjetër..Në Zym e Shëngjergj e Bregdri një kohë kanë funksionuar edhe klasët parashkollore, kur kanë pasur nxënës.

Shëngjergj (Karashëngjergj): Fshati shtrihet në shpatijet e Pashtrikut, i ndarë në lagje, rreth 20 km larg nga Prizreni.. Vendbanim i vjetër kodronoro-malor, Atje mbi fshat gjendet kalaja e vjetër që mbanë disa emra: Kalaja e Fregnit, e Hisarit, e Dodës  e Fretërve, e Karashëngjergjit etj. Kalja gjendet në një pikë strategjik të rrugës malore  që lidh zonën e Hasit me malin Pashtrik me lartësi mbidetare 1032 m. Që ofron lidhje komunikimi me të gjitha fortifikatat dhe kalatë në regjionin e Prizrenit  e Dukagjinit.  Nxënësit shkollën e vijojnë në Zym, me të cilin kanë çdo gjë të përbashkët. Arsimtarët vendas janë: Hilë Gjevelekaj, Pren Kajtazi (i ndjerë), Zef Pashë Bytyçi, Zef  Ndrecë Lleshi-Kajtaz,Gjon Gjevelekaj, Xhekë Gjevelekaj, Engjëll Kolndrekaj, Lazër Kajtazi, Engjëll Kajtazi, Marte Kajtazi, Halit Cakaj, Ahmet Cakaj, Reshyt Tanushaj, Limon Cakaj, Shefki Cakaj, Mrije Kajtazi.Martin Kolndrekaj Manika Ndrecë Kajtazi.

Bregdri: Lagjia Bregdri është pjesë e fshatit Zym, familje të zbritura nga Zym_lart në pjesën e Ulët (Zymi i Ulët apo i Poshtëm). Ky vendbanim çdo gjë ka të përbashkët më Zymin: në aspektin vëllazëror- të gjakut, shoqëror e miqësor, ekonomik e social, administrativ e politik. Shkolla montazh u ngrit në vitin 1981, ndërsa godina e re shkollore u ngrit në vitin 2014 dhe u përurua më 7 mars 2014. Është shkolë e plotë nëntëvjeçare. Arsimtarët e vendit: Lorenc Kolgjeraj, Tush Kolgjeraj, Skënder Kolgjeraj Biçir Çollaku, Shefqet Çollaku, Jakup Çollaku,  Dedë Pjetër Prekpalaj, Hatixhe Çollaku-Ademaj, Merita Çollaku, Dila Prekpalaj, Marta Prekpalaj, Lajde Prenkpalaj, Antigona Çollaku- Sertolli, Nafija Çollaku. /vijon