Një shqipëtar bie në gjëndje të rëndë nga zjarri në Greqi

25.07.2018 16:35:42

Ambasada e Shqipërisë në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

“Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183”, thuhet në njoftim.

Deri tani zyrtarisht nuk ka asnjë shqiptar që të këtë humbur jetën nga flakët, por dëshmitarë nga terreni bëjnë me dije se një person është konfirmuar dhe dy gra janë të zhdukura.