Një shqiptar mes 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

21.12.2018 20:09:52

Artisti nga Kosova Petrit Halilaj është renditur nga revista e njohur e arteve “my art” në listën e 45 artistëve që lanë gjurmë në vitin 2018.

Mes emrave të njohur si Jeremy Deller, Shezad Daëood, Mario Garcia Torres, Hito Steyrel, Masbedo, Judy Chicago, etj. I lindur në vitin 1986 në Kostërrc, Skënderaj-Kosovë, Halilaj jeton mes Berlinit, Milanos dhe Mantuas. Halilaj është vlerësuar me çmimin special edhe në Bienalen e Venecias, ndërsa ka hapur ekspozita në muze të rëndësishëm të artit bashkëkohor.

Ai është i njohur me përpjekjet e tij artistike për të rikrijuar në veprat e tij të artit vendlindjen e djegur e të shkatërruar nga lufta. Mediat ndërkombëtare botuan pak vite më parë një foto të tijën, ende fëmijë 11 vjeçar i mbështetur pas një karvani të gjatë grash që po linin vendin.

Kjo përvojë është në fokus të veprave të Halilajt, që kërkon ta shohin të shkuarën e vendit të tij të trazuar përmes rrëfimeve të ndjera që sjell.