Një tërmet i fuqishëm godit Ishujt Solomon, rrezik për cunam

08.12.2016 21:25:04

Një tërmet me fuqi prej 7.8 të shkallë të Rihter është regjistruar sot pranë ishujve Solomon, njoftoi Instituti Amerikan për Hulumtime Gjeologjike.

Epiqendra e tërmetit ishte 68 km në jug-perëndim të Ishujve Solomon, ndërsa tërmeti ka ndodhur në ora 17:12, sipas kohës lokale.

Ende nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar, por është ngritur alarm për një cunam të mundshëm.