Një tërmet me fuqi 6 ballë goditi Ekuadorin

01.07.2017 13:08:20

Një tërmet me fuqi prej gjashtë ballë sipas Rihterit ka dridhur Ekuadorin, bëri të ditur Enti Gjeologjik Amerikan (USGS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Është regjistruar në brigjet e Paqësorit me epiqendër në zonën e qytetit Bahia de Caraquez.

Tërmeti ka ndodhur në orët e mbrëmjes në thellësi prej gjashtë kilometrave.

Autoritetet nuk kanë raportuar për të vdekur dhe të lënduar.