Një thes plot me eksplozivë, arrestohet nga policia shkodrani që po përgatitej për luftë

05.08.2017 11:23:57

Policia e Shkodrës është dashur të zhvillojë një operacion të posaçëm për të vënë në pranga një burrë nga fshati Nicaj. Pas rrethimit të tij, u krye arrestimi ë flagrancë i shtetasit: Vat Lami, 41 vjeç.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur 5.2 kg kanabis në një thes si dhe 600 gramë eksplozivë, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatore. 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Dosja e Lamit i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.