Një trup i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Sitnica në Mitrovicë

27.08.2016 19:49:29

Sot në orët e mesditës është gjetur një trup i pajetë në lumin Sitnica në Mitrovicë. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ajo është e moshës rreth 40 vjeçe.

Rastin e ka konfirmuar edhe Fexhrije Pllana, zyrtare për informim publik në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Trupi i pajetë tashmë është nxjerr nga uji, por ende nuk dihet identiteti i saj.

Pllana thotë se askush nuk ka lajmëruar për ndonjë grua të zhdukur deri më tani.

Rasti ka ndodhur në lagjen “2 korriku” në qytetin e Mitrovicës.

Trupi është gjetur rreth orës 16.