Një uragan shkatërron një qytet, shënohen disa viktima në Rusi dhe erë me shpejtësi mbi 100 km në orë

26.05.2020 09:10:16

Tre persona kanë humbur jetën nga një uragan që ka goditur Sverdlovskin, pjesën qendrore të Rusisë. Erërat kanë shkulur pemët, shenjat e komunikacionit, duke shkatërruar tarracat dhe kulmet e shtëpive. Fuqia e erërave ka arritur shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë.

Janë dëmtuar edhe objekte të shumta afariste, e në Jekaterinburg erërat kanë shembur një vinç ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës. Në qytetin Aramil erërat kanë shkulur kulmin e një objekti shumëkatësh, duke bërë që një burrë të bie për vdekje nga lartësi e madhe

Si rezultat i uraganit kanë mbetur pa energji elektrike mbi 100 mijë banorë të kësaj zone, që thonë se erëra të tilla nuk kanë përjetuar kurrë më parë.