Një vështrim gjatë një udhëtimi përkitazi me fenomenin e besimit!

08.12.2019 17:51:31

Nga: Adem Bytyçi

Me rastin e një exkursioni me karakter shkëncor ,me ka rastisë të shetisë tërë Europen, që do të thotë të gjitha shtetet pa priashtim të këtij kontinenti të vjetër!
Kam patur rastin të ballafaqohem me lloj, lloj fenomenësh nga ato më interesantet e deri të ato më të shëmtuarat…
Ajo që me ka lënë mbresën me kryesore êshtë përfshirja e të rinjëve në besimet fetare dhe krahasimi  me përfshirjen e të rinjëve tanë në besime fetare…
Në as një vend të Europës, nuk ka të rinjë që janë dhënë pas besimit më tepër se të rinjët tanë, shkaqët nuk kam arritur t’i analizoj dhe studjoj, por nuk besoj se një aktivitet kaq i përkushtuar i të rinjëve tanë në Kosovë, është në interesin më të mirë të tyre dhe në interesin e gjithëanshëm kombëtar shqiptar …
Duke patur parasysh numrin e Xhamive në  Kosovë, nivelin e emancipimit arsimor dhe kulturor , vetëdijen jo edhe aq të ngritur kombëtare të pjesës dërmuse të popullatës, numrin e popullatës dhe sipërfaqën gjeografike në të cilën shtrihet kjo popullatë, lirisht mund të konstatohet se në as një vend të botës nuk është më në ekspansion zhvlillimi i besimit fetar Islam se sa në Kosovë…
Nëse nuk ndryshon një trend i tillë , duke vlerësuar pasojat historike të këtij besimi në atakimin e vlerave më  sublime kombëtare shqiptare duke filluar nga Perandoria Osmane e deri të aleancë Serbo- Osmane dhe Jugosllavo ‐Turke , lirisht mund të thuhet se si popull, si komb dhe si shoqëri do të ngelemi prapa në shumë  fusha krahasuar me kombët tjera në në kontinentin Europian!