NJË “VETING” DIPLOMAVE TË DYSHIMTA TË ARSIMIT TË LARTË

16.01.2021 16:38:28
Shikuar nga numri i studentëve të regjistruar e të diplomuar në nivelin bachelor dhe atë master, në unviersietet publike dhe private në Kosovë, na del se në raport me numrin e popullsisë, jemi të parët në Europë. Në vitin shkollor 2019/2020 kishim të regjistruar 73504 studentë; në institucionet publike 58870 dhe në ato private 14725.
Në vitin shkollor 2018/2019, në studimet master, në universitetet publike kanë dipomuar 2278 studentë, ndërsa në kolegjet private 1520 (por 9 kolegje nuk i kanë dërguar të dhënat Agjensionit të Statistikës). Do të thotë, në një vit shkollor, arsimi i lartë i Kosovës “ka prodhuar” 3798 magjistra shkencash! Po sa magjistra e doktorë shencash “ka prodhuar” deri më tash.
Cili është efekti i gjithë këtij supërprodhimi të njerëzve me diploma fakulteti, masteri e doktorate?
Shikuar gjendjen ekonomike, politike, sociale, të sigurisë, të administratës, judikaturës, shëndetësisë, shkencës, kulturës dhe të fushave tjera, na del se jemi të fundit dhe jo vetëm në Europë!
Ku qëndron defekti këtu?
Në mesin e shumë shkaqeve tjera, për ngecjen tonë ekonomike dhe shoqërore, shkaku kryesor qëndron në arsimimin e dobët, në sistemin joadekuat të arsimit, që nuk i përshtatet nevojave të ekonomisë dhe të shërbimeve shoqërore. Keqmenaxhimi dhe keqpërdorimet në sistemin e arsimit janë kapitull i veçantë. Me zgjërimin e rrjetit të institucioneve të arsimit të lartë, shtatë universiete publike e 23 kolegje private në Kosovën me popullsi sa të një fshati kinez, cilësia e arsimit ka rënë në nivelin më të ulët, gjë që kanë konstatuar rregullisht institucionet kompetente. Krahas rënies së cilësisë, është folur e përfolur për keqpërdorime të shumta; flitet për shit-blerje të diplomave të nivelit bachelor dhe atij master. Blerja nuk do të thotë vetëm me para kesh, por mundet edhe me premtim dhe sigurim të ndonjë pozite, punësimi të të afërmëve, e nuk përjashtohet mundësia që diploma të jetë marrë edhe me shantazhim ose kërcënim. Të tillët pastaj mbahën me fodullëk, si intelektualë me diplomë fakulteti e masteri dhe përmes politikës zënë pozita e vende të rëndësishme, madje çfarëdo pozite e profesioni, sepse janë të gjithdijshëm.
Sa njerëz kanë marrë diploma fakulteti pas luftës, pa e ditur kah i ka dyertë fakulteti, e lere më sa dhe çfarë lëndësh mësimore ka. Qarkullojnë barcoleta të ndryshme për kategorinë e atyre që kanë kanë marrë diplomë fakuteti pa mund: “Ta kisha ditur se është kaq lehtë, do ta kisha kryer edhe shkollën e mesme”, ap tjetra: “Deri në drekë e merr diplomën bachelor, pas dreke deri në darkë atë master”! Në kolegjet private, studentët nuk pyesin shoqi-shoin “edhe sa provime të kanë mbetur”, por “edhe sa këste”. Mësimdhënësit e kolegjeve nuk guxojnë të japin notën e dobët, sepse pronari ia shkëputë kontratën e punës.
Ata që marrin diploma pa e parë fakultetin, nuk kanë kolegë të studimeve, sepse nuk kane qenë në studime fare. Notat i kanë marrë në kabinete, në zyra, në kafene, në restorante, ndërsa punimet e diplomave ua kanë shkruar të tjerët, nuk përjashtohet mundësia që edhe vet profesori, sepse këta vet nuk dijnë të shkruajnë mbi nivelin e klasës V të shkollës fillore.
Dhe zakonisht, ata që kanë marrë diploma të tilla, kanë qenë njerëz me ndikim në politikë apo në institucione shtetërore e shoqërore, ose të afërm të tyre. Normalisht që të tillët edhe kanë zënë vende të punës dhe avancime, derisa studentët e zellshëm të cilët i kanë kryer studimet në mënyrë të rregullt, nuk nuk mund të zënë vende pune, poqese “nuk e kanë krahun e fortë”; këta duhet të kërkojnë punë në shtetet e Perëndimit.
Gjysëmanalfabetët kanë zënë pozita në kolltuçe të lëkurës, në institucione shtetërore e shoqërore, pse jo edhe në ato ekonomike. Ata mund të zgjedhen ose emërohen në udhëheqje të ndryshme të institucioneve të shtetit, të ekonomisë, të institucioneve shoqërore, edhe mund ta përfaqësojnë shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Është koha e fundit që të bëhet diçka për këthimin e prestigjit të diplomës së fakultetit, sikur e kishte dikur. Por, paraprakisht duhet bërë një “veting” diplomave të marrura në mënyrë jo të rregullt ose të kundërligjshme, të bëhet një kontrollë e hollësishme dhe e rreptë, të anulohën të gjitha diplomat për të cilat vërtetohet se janë marrë në mënyrë, afate e procedure jo të rregullt, dhe të ndermerrën masa kundër dhënësve dhe marrësve të diplomave të tilla.
Sepse, me gjysëmanalfabetë me diplomë fakulteti, shoqëria kosovare nuk do të bëjë hapa përpara në asnjë aspekt!