Një video e mahnitshme që nuk do ndodhte kurrë nëse njerëzit do ishin jashtë

30.03.2020 13:48:44

Prej disa javësh e gjithë bota është izoluar për shkak të koronavirusit, i cili deri më tani ka marrë mijëra jetë dhe ka prekur shumë të tjerë.

Autoritetet përkatëse kanë marrë masa që të izolojnë popullin në shtëpi, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e shpejtë të Covid-19.

E teksa njerëzit qëndrojnë brenda në shtëpi, nuk përdorin makina, transporti publik në disa vende është anuluar si dhe është paralizuar pjesa më e madhe e fabrikave, ajri duket se është pastruar.

Madje edhe kafshët duket se festojnë nga qëndrimi i gjatë i njerëzve vetëm në shtëpi. Toka e pastër, deti i pastër, çdo gjë duket se po pastrohet këto ditë izolimi.

Ndërkohë në “Facebook”, Vannessa Romero, ka publikuar një video të mahnitshme ku shfaqen kafshët po teksa “festojnë” se njerëzit nuk janë jasht