Një zyrtare e lartë e Pentagonit nesër në Prishtinë

26.11.2017 20:56:48

Një zyrtare e lartë e Pentagonit do ta vizitojë Kosovën, të hënën.

Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Laura Cooper, do të pritet nesër në takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi mes Thaçit e Cooperit do të zhvillohet nga ora 15, në Presidencë, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kabineti i Thaçit, nëpërmjet një komunikate për media.